“Nëse xhamitë mbushen, gjykatat dhe policitë zbrazen”, Grida Duma uron besimtarët për Fiter Bajramin

Politikë

“Nëse xhamitë mbushen, gjykatat dhe policitë

Deputetja fituese në zgjedhjet e 25 prillit, e dalë nga Partia Demokratike, Grida Duma, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.


Nga Kavaja, qyteti që i dha votat për t’u bërë deputete, Grida Duma tha se ndihet e bekuar që ndodhet në një komunitet, që është kaq i lidhur me fenë.

Grida Duma theksoi ndër të tjera, që ta shfrytëzojmë këtë ditë, si një ditë reflektimi, për t’u bërë njerëz më të mirë e të drejtohemi vetëm nga e mira dhe mirësia.

“Ju them me bindje që siç ndihet festa e bajramit në Kavajë, është e rrallë, kur ndien që jeton në një komunitet njerëzish besimtar. Nëse xhamitë mbushen, gjykatat dhe polica do të jetë me e zbrazët.

Qoftë e pranuar agjërimi, e qofshim njerëz që drejtohemi nga e mira. Të dimë diçka të madhe, t’ia trashëgojmë këtë vend njerëzve të mirë, e të rinjve, për të vazhduar përpara, e jo të ngecim, vazhdojmë e ngecim sërish”, u shpreh ndër të tjera Grida Duma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion