Një tjetër shtet kthen kokën tek vaksina kineze Sputnik V

Ministria e Shëndetësisë sllovake, Vladimir Lengvarsky bëri me dije ditën e sotme se ka nisur diskutimet për të filluar përdorimin e vaksinës ruse anti- Covid-19 Sputnik V. Planet janë për këtë verë, pavarësisht se Sputnik V, ende nuk është miratuar nga BE.
“Disa hapa organizativë janë të nevojshëm para se vaksina të shpërndahet për përdorim nga fillimi i qershorit”, tha ministri.
Sllovakia mori 200 000 doza të vaksinës Sputnik V në fillim të marsit, por pa i përdorur, sepse nuk kishte marrë miratimin e rregullatorit. Edhe pse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk e ka miratuar vaksinën për përdorim, Hungaria, shteti anëtar i BE-së, ka muaj që kryen vaksinime me Sputnik V, pasi i dha asaj autorizimin për përdorim urgjent.


