Aksidentale apo e qëllimshme?! “Fajin e ka shoqëria, mos besoni këdo”, Stresi rrëfen të vërtetën e vrasjes së 27-vjeçarit

Aktualitet

Aksidentale apo e qëllimshme?! “Fajin e ka shoqëria, mos besoni

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak ditë më parë, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema (të njohurit të shumë VIP-ave) në rrugën “5 Maji”. Ai i qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha.

Autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave të policisë me avokatin dhe familjarët e tij. Mes lotësh, Dema është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Mirëpo, reperi i njohur Stresi ka kërkuar për mediat që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët që e vranë teksa vonoheshin për ta dërguar në spital. Për më tepër, ai shprehet se ata e dërguan në spitalin e gabuar.

Postimi i Stresit:

“I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- janë fjalët e Stresit.

Aksidentale apo e qëllimshme?! “Fajin e ka shoqëria, mos besoni

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion