“Pashë tymin, por nuk..."/ Reagon Trump për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan

Bota

“Pashë tymin, por nuk..."/ Reagon Trump për zgjedhjen e

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump teksa ndodhej para gazetarëve në “Shtëpinë e Bardhë” ka komentuar edhe zhvillimet në Vatikan, ku nga Kapela Sistine ka dalë tym i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri.

Trump u tha gazetarëve se ka parë tymin të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine por nuk e ka parë ende Papën.

“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën”, u tha Trump gazetarëve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA-së është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë.

Imazhi, i ndarë nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët vajtojnë vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe zgjedhën tashmë Papën e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion