'Më qëlluan me armë’, policia shpall në kërkim dy adoleshentë në Krujë pas denoncimit të 27-vjeçarit

Aktualitet

'Më qëlluan me armë’, policia shpall në

Dy adoleshentë në Krujë, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të një 27-vjeçari, janë shpallur në kërkim nga policia.

Ka qenë vetë 27-vjeçari, i cili kallëzoi në Policinë e Krujës se një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij pas një sherri. Por fatmirësisht nuk pati të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit.

ME TE LEXUARAT