Paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Erdogan: Jemi gati të mbajmë samitin mes Kievit dhe Moskës

Bota

Paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Erdogan: Jemi gati të mbajmë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u takua me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan. Temë diskutimi ishte lufta kundër Rusisë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe siguria e eksporteve ushqimore ukrainase. Gjithashtu Zelenskyy i kërkoi homologut turk, të balancojë marrëdhëniet e tij të ngushta mes Kievit dhe Moskës.

Ukraina i ka bërë shpesh herë presion aleatëve për më shumë municione dhe armatime për të frenuar avancimin e trupave ruse në pjesën perëndimore të rajonit të Donetsk dhe për të mos depërtuar në rajonin e Kharkiv në veri të tij. Nga ana e tij, Erdogan tha se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte për negociatat e paqes midis delegacioneve të Kievit dhe Moskës.

“Ne jemi gati të mbajmë një samit në të cilin mund të marrë pjesë edhe Rusia. Ankaraja është e gatshme të mbështesë një ringjallje të marrëveshjes që do të lejonte eksportin e grurit nga Ukraina”, – u shpreh ai.

Në konferencë, Zelenskyy përsëriti mirënjohjen ndaj Turqisë për mbështetjen e saj për Ukrainën, por shtoi se nuk mund të ketë samit me palën ruse, e cila sipas tij, është vend pushtues. Përpara konferencës, Volodymyr Zelenskiy inspektoi dy anije luftarake të ndërtuara për forcat detare ukrainase. Dy anijet luftarake, po ndërtohen në partneritet me Turqinë. Vizita e Zelenskyy-t në Stamboll vjen përpara vizitës së pritshme të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi, për të cilën Kremlini ka thënë se do të realizohet pas zgjedhjeve ruse më 15-17 mars.

Gjatë gjithë luftës dyvjeçare midis Ukrainës dhe Rusisë, Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira diplomatike me të dy vendet dhe pritet të nxisë negociatat e paqes midis dy armiqve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion