Shpallet fajtor ish-presidenti i Hondurasit, rrezikon burg të përjetshëm

Aktualitet

Shpallet fajtor ish-presidenti i Hondurasit, rrezikon burg të

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, u shpall të premten në një gjykatë federale në Manhatan për akuzat e trafikut të drogës.

Hernandez, i cili shërbeu si president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022, ishte akuzuar nga autoritetet amerikane për trafik droge dhe shkelje të armëve që e lidhnin atë me tonelata kokainë të importuar në Shtetet e Bashkuara gjatë dy dekadave të fundit. 

Prokurorët thonë se ai ka marrë ryshfet nga karteli Sinaloa i El Chapo dhe rrjete të tjera të drogës. Hernandez është planifikuar të dënohet më 26 qershor dhe rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm.

Ish-aleati i SHBA-së ishte paraqitur si partner i Shteteve të Bashkuara për krimin, drogën dhe politikat e imigracionit, ndërkohë që forcat e zbatimit të ligjit amerikan po e hetonin fshehurazi për përfshirje në tregtinë e drogës, thanë prokurorët federalë.

Dy të bashkëpandehur u deklaruan fajtorë, duke përfshirë një ish-shef policie të Hondurasit, Juan Carlos Bonilla dhe kushëririn e Hernandez, Mauricio Hernandez. Ish-presidenti pretendoi se prokuroria ishte rezultat i trafikantëve të drogës që e shanin atë për t'u hakmarrë për goditjen e tij ndaj tregtisë së drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion