Papa Leo: "Në një botë të dominuar nga forca të fuqishme, ekziston një popull martir

"Në një botë të pushtuar nga forca të fuqishme që po e shkatërrojnë atë, ekziston një popull i ri i krijuar jo nga viktima, por nga martirë", theksoi Papa Leo XIV gjatë predikimit të tij për të Enjten e Madhe.
"Në këtë moment të errët në histori, Zoti donte të na dërgonte dhe të përhapte aromën e Krishtit kudo që mbretëron aroma e vdekjes", shtoi Papa.
"Le të ripërtërijmë përgjigjen tonë pozitive ndaj këtij misioni, i cili na bën thirrje për unitet dhe sjell paqe.
Kryqi është një pjesë integrale e këtij misioni. Në këtë mënyrë, pushtimi imperialist i botës ndërpritet nga brenda dhe dhuna që deri më tani është bërë ligj ekspozohet", përfundoi Papa Leone./Lajmi i Fundit


