Palestinezët festojnë pas arritjes së armëpushimit: “Fituam!”

Bota

Palestinezët festojnë pas arritjes së armëpushimit:

Palestina dhe Izraeli që nga sot nisin armëpushimin, që u vendos një ditë më parë, pas më shumë se dy javë bombardime. Mësohet se pas vendimit, palestinezët dolën për të festuar nëpër rrugët e Gazës, ndërsa një zyrtar i lartë i Hamasit në një fjalim u shpreh se grupi e ka fituar luftën.

"Ky është një gëzim i fitores", tha Khalil al-Hayya, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike në Rripin e Gazës. Në fjalën e tij ai premtoi se shtëpia e tyre do rindërtohen.

Lufta nisi më 8 maj nga Izraeli, që sulmoi një xhami në Palestinë, ndërsa kundërpërgjigja nisi më 10 maj.  Ndërkohë, raporti i vdekjeve në më shumë se dy javë luftë, tregon se janë vrarë 232 vendas nga forcat izraelite, ndërsa kanë humbur jetën 12 izraelitë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion