Përshkallëzohet situata në Mianmar, shkon në 807 numri i viktimave

Bota

Përshkallëzohet situata në Mianmar, shkon në 807 numri i

Protestat në Mianmar nuk janë ndalur, ndërsa mësohet se ka shkuar në 807 numri i protestuesve të vdekur, që nga shkurti i këtij viti. Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë në daljen e fundit për media bëri me dije se 24 orët e fundit u vranë edhe dy protestues në rajonin Bogo.

Protestat pro-demokracisë po zhvillohen në të gjithë vendin. Ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, e arrestoi atë dhe drejtuesit e tjerë të partisë së saj të Lidhjes Kombëtare për Demokraci dhe më pas shtypi me forcë vdekjeprurëse protestuesit antigrusht shteti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion