Berisha tha se do hedhë në gjyq sekretarin Blinken për shpifje, reagon DASH

Politikë

Berisha tha se do hedhë në gjyq sekretarin Blinken për shpifje,

Në përgjigje të deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi ndaj numrit 3 të administratës, Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore".

Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Padinë ndaj Blinken, Sali Berisha e ka ngritur për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisi, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.



ME TE LEXUARAT