Varianti indian i Covid-19 mbërrin në Brazil, alarmohet vendi

Bota

Varianti indian i Covid-19 mbërrin në Brazil, alarmohet vendi

Autoritetet shëndetësore në Brazil kanë njoftuar një ditë më parë se varianti indian i Covid-19 ka mbërritur në vendin e tyre. Mësohet se ky virus u gjet tek anëtarët e ekuipazhit të anijes Shandong da Zhi, të cilët udhëtonin nga Afrika e Jugut. Të 6 anëtarët po marrin trajtim në Sao Luis.

Ndërkohë, theksojnë autoritetet shëndetësore, 14 anëtarët e tjerë të infektuar me Covid-19, janë të izoluar në anijë, ndërsa bëhet me dije se 12 prej tyre nuk kanë simptoma. Mediat shkruajnë, duke cituar autoritetet shëndetsore se rreth njëqind njerëz kishin pasur kontakte me ekuipazhin e infektuar me  Covid dhe ata do u nënshtrohen testit.

ME TE LEXUARAT