Pa shtëpi, banorët e Varybobi në Greqi mbushin parqet, ja çfarë la pas zjarri (Video)
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 12:05
Bota

Në dy ditë zjarr, pasojat në Greqi janë shumë të mëdha. Banorët e Varybobi kanë nisur të llogarisin dëmet që zjarri masiv i shkaktoi, duke përfshirë banesën dhe makinat.
Shumë prej tyre tani janë rrugëve, pasi nuk kanë vend ku të qëndrojnë.
Kujtojmë se nga zjarri fatal, u dogjën jo vetëm shtëpi, por edhe pisha, ferra dhe toka.
Fatmirësisht nuk u dëmtua asnjë banor. Zjarrëfikësit në këtë zonë kanë qëndruar në gatishmëri, duke neutralizuar situatën.


