Opozita proteston/ Deputetët e PD mblidhen në selinë blu, Berisha pritet me brohoritjen e mbështetësve
Lajmifundit
/
12 Mars 2026, 09:50
Bota

Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit.
Deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu.
Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’.
Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.
Parlamenti është rrethuar me gardh metalik për tubimin e Partisë Demokratike.



