OBSH-ja ngre alarmin: Valët e të nxehtit në Europë po shkaktojnë emergjenca shëndetësore dhe përhapin sëmundje të rralla

Bota

OBSH-ja ngre alarmin: Valët e të nxehtit në Europë po

Valët e të nxehtit janë bërë një kërcënim serioz shëndetësor për Europën, jo vetëm një fenomen klimatike, paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin i OBSH-së. Sipas ekspertëve, Europa po përjeton valë të nxehta gjithnjë e më intensive dhe vdekjeprurëse, duke shkaktuar një rritje prej 30% të vdekshmërisë në 20 vitet e fundit, me mbi 100,000 viktima. Perspektiva nuk është pozitive, pasi numri i vdekjeve pritet të rritet nëse nuk merren masa për ndryshimet klimatike.

Temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve që dikur ishin të rralla në rajon. Rastet e etheve të dengues në Bashkimin Europian u rritën me 368% midis viteve 2022 dhe 2024, ndërsa sëmundje si Nili Perëndimor, Ethet e Verdha, Chikungunya, Gjuha Blu dhe malaria po rikthehen.

Efektet e nxehtësisë shfaqen edhe në spitale: dhomat e urgjencës regjistrojnë rritje të shtrimeve, veçanërisht për sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe veshkave. Gjumi përkeqësohet, ankthi rritet, dhe funksioni njohës bie, duke bërë individët më të ndjeshëm psikologjikisht.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të rrezikuar nga lodhja dhe goditja nga nxehtësia, ndërsa sistemi i mbështetjes së tyre, nga ftohja tek teknologjia, përballet me rreziqe dështimi. Komisioni thekson se këto efekte nuk janë të izoluar, por janë problem sistematik që kërkon veprime urgjente.

ME TE LEXUARAT