Nuk ndalen akuzat ndaj Aleksei Navalny, ja për çfarë akuzohet tjetër kritiku i Kremlinit

Bota

Nuk ndalen akuzat ndaj Aleksei Navalny, ja për çfarë akuzohet

Të tjera akuza janë ngritur për Aleksei Navalny. Lajmin e bëri vetë Navalny ditën e sotme në rrjetet sociale. Ai shkruan se një akuzë ka të bëjë me vjedhjen e donacioneve në Fondacionin e tij Antikorrupsion (FBK), ndërsa një çështje e dytë ka të bëjë me “inkurajimin e qytetarëve për të refuzuar përmbushjen e obligimeve të tyre civile”. Padia e tretë, sipas tij, është ngritur për fyerje të një gjykatësi.

Aktualisht kritiku i Kremlinit është në burg për akuzat e përvetësimit për të cilat ai thotë se u ngritën për shkak të aktivitetit të tij politik. Ai u helmua para një viti dhe shkoi në Gjermani për tu kuruar dhe pasi u rikthye, ai përfundoi në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion