Rama konsultim me rektorët: Ta kthejmë mandatin e tretë në fazën e një hopi të madh

Politikë

Rama konsultim me rektorët: Ta kthejmë mandatin e tretë në

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të martë konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tha se do të punohet ngushtësisht që mandati i tretë të kthehet në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare me ato europiane.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion