Nuk kanë me shpresa tek SHBA, afganët ecin në shkretëtirë për tu larguar nga talebanët (Video)

Bota

Nuk kanë me shpresa tek SHBA, afganët ecin në

Amerikanët tashmë nuk mund të bëjnë asgjë për afganët që kanë mbetur në Afganistan, nën regjimin e ashpër të talebanëve. Në këtë situatë, ata që frikësohen nga talebanët, kanë marrë rrezikun për tu larguar vetë. DailyMail ka publikuar një video ku shihet se një turmë afganësh janë nisur në rrugë tokësore për të shpëtuar.

Ata përshkruajnë km të tëra në shkretëtirë për të shkuar në Pakistan dhe Iran, me shpresën për të shkuar drejt Turqisë e më pas në BE. Për DailyMail, një qytetar tregoi pse kanë zgjedhur këtë rrugë të vështirë.

“Ne që po largohemi në këtë formë, jemi të varfër. Ka rrugë të tjera që përfshinë të ecurën më pak, por kushtojnë shumë”, tha ai.

Nuk kanë me shpresa tek SHBA, afganët ecin në

Talebanët ndërkohë shumë shpejt pritet që të shpallin qeverinë e re, ndërsa regjimi i tyre duket se nuk ka ndryshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion