Mori goditje të fortë gjatë ndeshjes, boksierja 18-vjeçare bie në koma (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një ndeshje boksi në Kanada. Mësohet se boksierja 18-vjeçari në raundin e 5 ra në tokë pa ndjenja dhe ra në koma.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se meksikania Jeanette Zacarias Zapata pas një humbjeje me nokaut. Asaj fillimisht i ra të fikët, më pas u nxorr me barelë nga ringu. Një nga zyrtarët e kompeticionit, Yvon Michael tha për CBC se kjo është e rrallë.
“Aksidentet si ai i Zacarias janë shumë të rralla dhe ne duhet të sigurohemi që ta gjejmë një mënyrë t’i parandalojmë ndodhitë e tilla”, tha ai.
#Boxeo This is Jeanette Zacarias Zapata, an 18 year old professional boxer from Mexico. She needs our prayers as she is fighting for her life in Canada after her fight against Marie-Pier Houle.
— El Rey (@Mandyreydelbox) August 29, 2021
Take a moment today to pray for this young girl who is in critical conditions. pic.twitter.com/nzM09VSNfM
Ndërkohë që ka ardhur edhe një reagim nga kundërshtarja e saj Houle. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan:
“Boksi bart shume rreziqe. Kjo është puna jonë dhe pasioni jonë por ne kurrë nuk e kemi për qëllim t’i lëndojmë kundërshtarët tonë në këtë mënyrë.”


