Angli/ Roja i pamëshirshëm dhunon të riun jashtë klubit të natës, "harroi" kamerat e sigurisë (Video)
Lajmifundit
/
1 September 2021, 10:52
Bota

Një video e rëndë është publikuar nga DailyMail, ku tregon sesi një i ri po dhunohet jashtë në një klub nate. Ngjarja ka ndodhur në Angli, 4 ditë më parë, ku shihet sesi i riu i pafuqishëm merr goditje të herë pas hershme nga roja e klubit të natës.
Pretendohet se ai është nxjerrë jashtë ambientit në fjalë dhe më pas është dhunuar.
DailyMail nuk e ka bërë me dije emrin e të dhunuarit, i cili shihet që përpiqet të ngrihet, por nuk ja del. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për dhunën e ushtruar ndaj të riut. Fatmirësisht, i dhunuari është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, autorët janë ende të lirë.


