Video/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares!

Bota

Video/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq

Një incident i politikanit italian, Romano Prodi, dhe gazetares së ‘Quarta Repubblica’, Lavinia Orefici është bërë viral në rrrjet.

Kjo pasi gazetarja i kërkoi ish-presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues. Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.

ME TE LEXUARAT