"Nuk flemë dot, shtëpia mund të na kthehet në varr", rrëfimi prekës i gruas në Gaza

Bota

"Nuk flemë dot, shtëpia mund të na kthehet në

Dhuna në Gaza dhe në Izrael nuk duket se po shkon drejt shuarjes ndërsa dy vendet shkëmbejnë raketa dhe sulme ajrore. Bilanci i viktimave vijon që të rritet ndërsa deri më tani të paktën 83 persona e kanë humbur jetën në Gaza, dhe shtatë në Izrael.

Një reporter i BBC në Gaza tha se ajo e djeshmja ishte “nata më e gjatë dhe më e vështirë që nga lufta e vitit 2014.” Kurse, Izraeli njoftoi se në drejtim të tij ishin qëlluar 1,600 raketa dhe se në kufi janë dërguar përforcime.

Pas tensioneve pasuan përplasje në vendin e shenjtë të nderuar si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë.


Najwa Sheikh-Ahmad, një grua e cila jeton në Gaza tha të mërkurën mbrëma: “Nuk flemë dot. Në çdo moment shtëpia mund të na kthehet në varr.”

“Nuk jemi të sigurt. Si nënë që jam kjo është shumë e tmerrshme. Është e lodhshme për ndjenjat e mia…”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion