Demokratët vendosin për të ardhmen e Bashës, të dielën mblidhen strukturat e PD-së

Politikë

Demokratët vendosin për të ardhmen e Bashës, të

Tri javë  pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike do të mbledhë të dielën, forumet më të larta  të saj, Kryesinë dhe  Këshillin Kombëtar për të vendosur rrugët që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së zgjedhjeve, por dhe për proceset e brendshme.

Në njoftimin e shpërndarë për anëtarët e dy forumeve më të larta, thuhet se diskutimet do të përqendrohen te proceset politike, dhe tek analiza e rezultateve në çdo qark.

Përtej kësaj po diskutohet edhe ideja, e diskutimit për zhvillimet e brendshme brenda partisë dhe ristrukturimin e saj.  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çështja kryesore ka të bëjë me vete mandatin e  Lulzim Bashës   në krye te PD-së, mandat i cili mbaron në 22 korrik.

Pjesë e Kryesisë por dhe Këshillit Kombëtar janë dhe kritikët e tij.

Në kryesi do jetë Fatbardh Kadilli, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së, ndërsa drejtues i Këshillit Kombëtar është ish presidenti Bujar Nishani.

Nishani është një prej anëtarëve të "grupimit për PD", grupim i cili kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë pas humbjes se zgjedhjeve të 25 prillit. 

E diela do të jetë moment i ballafaqimit të Bashës me ta.

Mbetet e pa qartë në qoftë se Basha do ta afrojë garën brenda partisë apo do të presë qershorin për të nisur këtë proces e gjithashtu ende nuk ka një vendim se deri në cilin nivel do shtrihet procesi zgjedhor.

ME TE LEXUARAT