Ministri i Brendshëm francez urdhëron policët të ndalojnë protestën pro-palestineze në Paris

Bota

Ministri i Brendshëm francez urdhëron policët të

Ministri i brendshëm i Francës i kërkoi policisë të ndalojë një protestë pro-palestineze në Paris këtë fundjavë. Protesta vjen si shkak i konfliktit të Palestinës me Izraelin.

Aktivistët kanë thirrur protestën në distriktin Barbes të Parisit verior për të demonstruar kundër përdorimit të forcës së Izraelit në Rripin e Gazës në përgjigje të zjarrit me raketa nga grupi militant Hamas në shtetin hebre.

“Unë i kam kërkuar shefit të policisë së Parisit të ndalojë protestat të shtunën të lidhura me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme,” shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Tëitter.


“Shkatërrime serioze të rendit publik u panë në 2014,” shtoi ai, duke u bërë thirrje shefave të policisë në Francë që të qëndrojnë vigjilentë rreth demonstratave.

Ai gjithashtu nxiti shefat e policisë lokale të sigurojnë “mbrojtjen e vendeve të adhurimit, shkollave, qendrave kulturore dhe bizneseve të komunitetit hebre”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion