Anthony Fauci: Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskë në ambientet e hapura!

Bota

Anthony Fauci: Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani

Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci është shprehur së fundmi se personat e vaksinuar kundër koronavirusit nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në ambientet e hapura.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskë në ambientet e jashtme. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë.

Do të ishte një situatë krejt e pazakontë, nëse do të shkonit në një turmë me njerëz ku ata qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit, të mos mbanit maskë. Por në çdo situatë tjetër, nëse jeni të vaksinuar, atëherë ju nuk keni pse ta vendosni maskën”, u shpreh Fauci.

Dy ditë më parë, Fauci u shpreh se shumë njerëz do të vazhdojnë ta mbajnë maskën për shumë kohë. “Shumë njerëz do të vendosin të mbajnë maska për vite me radhë, veçanërisht në stinë të caktuara, sepse kjo ka parandaluar përhapjen edhe të viruseve të tjera”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion