“Nuk donim të ishim në varësinë e ministrisë ruse”, Prigozhin zbulon marrëveshjen e fshehtë me Lukashenkon

Bota

“Nuk donim të ishim në varësinë e ministrisë

Udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka komentuar për herë të parë ngjarjet e fundit në Rusi, ku ai dhe ushtarët e tij u nisën drejt Moskës në një kryengritje të dështuar kundër pushtetit të Kremlinit.


Prigozhin ka postuar një video-mesazh ku shprehet se ushtria e tij ishte planifikuar që të mos ekzistonte më pas datës 1 korrik.



Duke folur për kushtet e marrëveshjes që u raportua se ndaloi rebelimin e Wagnerit gjatë fundjavës, Prigozhin u shpreh se grupi ishte “kategorikisht kundër vendimit për të mbyllur Wagnerin më 1 korrik 2023 dhe për ta përfshirë atë në ministrinë e mbrojtjes”.

Prigozhin tha gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai “i zgjati dorën dhe ofroi të gjente mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën”.

ME TE LEXUARAT