Nju Jorku goditet nga stuhia më e madhe në dekadën e fundit, anulohen rreth 1500 fluturime për ditën e nesërme

Bota

Nju Jorku goditet nga stuhia më e madhe në dekadën e fundit,

Më shumë se 1,500 fluturime janë anuluar për të martën në katër nga aeroportet më të mëdha të verilindjes së Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Ndër aeroportet më të prekura janë Newark Liberty International Airport, LaGuardia Airport, John F. Kennedy International Airport dhe Boston Logan International Airport.

Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e fluturimeve të planifikuara për t’u nisur nga Newark janë anuluar. Po ashtu, rreth 45% e nisjeve nga LaGuardia dhe 43% nga Boston Logan janë hequr nga orari, ndërsa stacioni zyrtar i raportimit në Central Park ka regjistruar rreth 50 centimetra borë.

Kjo e rendit stuhinë aktuale si të nëntën me reshjet më të mëdha të dëborës që nga viti 1869, si dhe më të madhën në më shumë se një dekadë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin të gjitha udhëtimet jo të nevojshme. Kombinimi i reshjeve të dendura të borës dhe erërave të forta mund të rrëzojë pemë dhe linja elektrike, duke rritur rrezikun e ndërprerjeve të përhapura të energjisë elektrike./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion