Njohja e shtetit të Palestinës, SHBA: Show! Fokusi ynë mbetet tek diplomacia serioze

Bota

Njohja e shtetit të Palestinës, SHBA: Show! Fokusi ynë mbetet tek

Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve të tyre, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës.

Washingtoni e konsideron këtë veprim si një gjest simbolik. “Fokusi ynë mbetet tek diplomacia serioze, jo në gjeste performuese. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për rajonin, e mundur vetëm pa Hamas”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Vendimi historik shkaktoi zemërimin e menjëhershëm të Izraelit dhe kritikat e SHBA-së. Palestinezët në Rripin e Gazës e mirëpritën njohjen si një fitore, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një kërcënim për ekzistencën e Izraelit dhe një “shpërblim absurd për terrorizmin”.

Vende të tjera, përfshirë Francën, kanë lënë të kuptohet se mund të njohin shtetin palestinez gjatë hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Deri tani, më shumë se 140 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion