“Diella s’do marrë vendime”/ Rama për ministren me IA: Nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur

Politikë

“Diella s’do marrë vendime”/ Rama për ministren me

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.


Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se: "Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare.

Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.

E kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por do të ndodhi. Shumë shpejt do jetë në tv duke folur edhe me gazetarët. Mundet ti delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mund ta delegoni është të hiqni vendimin e procesve demokratike".

ME TE LEXUARAT