Një vaksinë e re po testohet në katër vende, shkencëtarët: Mund të ndryshojë pandeminë

Bota

Një vaksinë e re po testohet në katër vende,

Një vaksinë e re, më e lirë, si dhe potencialisht shumë efektive është duke u testuar në katër vende Brazil, Meksikë, Tajlandë, Vietnam. Shkencëtarët shpresojnë se mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të pandemisë së COVID-19 në të gjithë botën.

Kjo është vaksina NDV-HXP-S, e para në një provë klinike që përdor një model të ri molekular që pritet të gjenerojë më shumë antitrupa të fuqishëm të koronavirusit sesa prodhimet e para të vaksinave të aprovuara kundër Covid-19. Përveç kësaj, vaksina e re është me kosto të ulët dhe shumë më e lehtë për tu prodhuar.

Nëse vaksina e re NDV-HXP-S rezulton e sigurt dhe efektive në prova, prodhuesit e vaksinave do të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë se një miliard doza në vit.

Kjo është shumë e rëndësishme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që aktualisht po përpiqen të gjejnë vaksina të përballueshme në vendet më të pasura. Në të ardhmen, ata ndoshta do të jenë në gjendje të prodhojnë vetë vaksinën e re ose ta marrin atë me lehtësi nga vendet fqinje.

Faza e parë e provave klinike të vaksinave do të përfundojë në korrik dhe faza përfundimtare pas disa muajsh të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT