Një muaj nga përmbytjet në Japoni, vijon kërkimi për 5 të zhdukurit
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 10:30
Bota

Autoritetet japoneze nuk kanë ndalur kërkimet e personave që u zhdukën nga rrëshqitja e dherave një muaj më parë. Mediat japoneze shkruajnë se rezultojnë të zhdukur 5 persona dhe asnjë trup i pajetë nuk është gjetur.
Kujtojmë se nga përmbytjet masive, janë shkatërruar 130 shtëpi dhe 22 persona ndërruan jetë.

Shumë të tjerë u shpëtuan nga forcat zjarrëfikëse. Sipas mediave, janë përfshirë në kërkimin e të zhdukurve 200 persona, të përfshirë forca të zjarrëfësve, policë dhe ushtarë. Të zhdukurit janë në Atami.


