Zvicra “gëzon” turistët, heq karantinën për të gjithë shtetet
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 10:06
Bota

Qeveria zviceriane ka vendosur që të heqë karantinën për të gjithë shtetet. Sipas mediave lokale, ky rregull nis që nga dita e sotme, ndërsa lajmin e bëri me dije Zyra Federale e Shëndetit Publik një ditë më parë në faqen zyrtare.
Më herët, kjo zyrë nuk lejonte qytetarë nga Mbretëria e Bashkuar, India dhe Nepali që të futen në Zvicër, pasi në këto vende numri i të infektuarve ishte i lartë. Por, nga sot, ky rregull ndryshon./BW


