Nisin bombardimet në rajonin e Donbasit, ukrainasit në pozicion mbrojtje

Bota

Nisin bombardimet në rajonin e Donbasit, ukrainasit në pozicion

Autoritetet ushtarake të Ukrainës, kanë thënë se ka bombardime të vazhdueshme në Lindje të vendit, më konkretisht në rajonin e Donbasit.

“Ne e ndiejmë qartë se transferimi i teknologjisë [ushtarake] në drejtimin tonë po fillon tani,” tha Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit Luhansk, në komentet televizive.

“Dhe ndërsa pajisjet dhe personeli po kthehen, armiqtë tanë thjesht po qëllojnë më dendur dhe më fuqishëm. Gjithçka është përfshirë tashmë këtu: avionë, artileri, armë të kalibrit të rëndë, mortaja të gjitha vendbanimet po granatohen,” tha ai.

Më tej, Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, tha në Telegram se forcat ruse gjatë natës vazhduan granatimet në pjesën qendrore të rajonit.

“Në Maryinka, Krasnohorivka dhe Novomykhailivka, armiku përsëri përdori predha fosfori të bardhë,” tha ai, duke iu referuar municioneve që janë ose të ndaluara ose të kufizuara sipas ligjit ndërkombëtar në zonat e populluara.

Njëmbëdhjetë civilë të plagosur nga komuniteti Maryinka, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spitalin e qytetit Kurakhiv.

ME TE LEXUARAT