Ngjarje e rëndë në Kretë/ Adoleshenti qipriot dhu'nohet mizorisht thjesht sepse kërceu me një vajzë

Një 17-vjeçar nga Qiproja u shtrua në spital pasi u sulmua gjatë një festivali në zonën e Sitias , ku ndodhet me pushime. Incidenti thuhet se ndodhi pasi i riu kërceu me një vajzë, ndërsa policia arrestoi dy të mitur nga Shqipëria, të moshës 16 dhe 17 vjeç, në lidhje me rastin.
Sipas patris.gr, incidenti ndodhi të shtunën e kaluar në mbrëmje, ndërsa një festival ishte në zhvillim e sipër në zonë.
Sipas informacioneve nga burime policore, përpara sherrit nuk kishte pasur ndonjë incident serioz midis palëve të përfshira. Dyshohet se 17-vjeçari qipriot ka kërcyer një valle me një vajzë dhe kjo, sipas të njëjtave informacione, ka shkaktuar reagimin e dy të miturve të tjerë .
Situata më pas është përshkallëzuar, duke rezultuar në një sherr. Dyshohet se të dy të miturit kanë sulmuar 17-vjeçarin , i cili është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmën e parë .
Mjekët kanë konsideruar se nuk ishte e nevojshme që ai të qëndronte i shtruar në spital dhe kështu i riu është larguar nga spitali.
Megjithatë, thuhet se dy të arrestuarit kanë dhënë versione të ndryshme për pjesëmarrjen e tyre në incident. Sipas informacioneve, njëri pranoi se e kishte goditur 17-vjeçarin qipriot , ndërsa i dyti pretendoi se ndërhyri në sherr për t'i ndarë.
Pavarësisht pretendimeve të tyre të ndryshme për atë që ndodhi, të dy të miturit u arrestuan nga oficerët e policisë që u morën me rastin./Protothema.gr/


