Tronditja e fortë kthehet në katastrofë/ Arrin në 100 bilanci i vikti'mave në Indonezi, me qindra ende nën gërmadha

Numri viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë lindore më 15 gusht është rritur në 100, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë ditën e tyre të 10-të të përpjekjeve të ndihmës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, tërmeti me magnitudë 7.7 ballë goditi provincën Nusa Tenggara Lindore më 15 gusht dhe u pasua nga mijëra lëkundje pasuese që shkatërruan më shumë se 73,000 shtëpi dhe detyruan evakuimin e rreth 180,000 njerëzve.
Numri i të vdekurve arriti në 100, ndërsa disa nga të plagosurit që ishin shtruar në spital vdiqën, njoftoi kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, Suharyanto, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se numri i të plagosurve tejkaloi 1,600.
"Autoritetet po shpërndajnë ndihma duke përdorur helikopterë, kamionë dhe motoçikleta", tha ai.
Tërmeti ishte më vdekjeprurësi që ka goditur vendin që nga viti 2022, kur një tjetër tërmet i cekët me magnitudë 5.6 ballë vrau qindra njerëz në Javan Perëndimore. Indonezia, një arkipelag me 290 milionë banorë, shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë sizmikisht aktive ku takohen pllakat tektonike dhe tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të zakonshme./Protothema.gr/


