Ngjarja që tronditi Britaninë: Lirohet burri i akuzuar për hedhjen e 3-vjeçarit në kafazin e krokodilëve

Bota

Ngjarja që tronditi Britaninë: Lirohet burri i akuzuar për

Burri i arrestuar nën dyshimin për tentativën e vrasjes së një djali 3-vjeçar, i cili u gjet në një kafaz krokodili në një kopsht zoologjik në Anglinë qendrore dhe pësoi lëndime të rënda, është liruar.

Dje, Policia e Cambridgeshire tha se mori disa telefonata në lidhje me një "incident" në Johnsons of Old Hurst, një kopsht zoologjik pranë Huntingdon, pas të cilit një fëmijë u gjet në kafazin e zvarranikëve.

Policia tha se fëmija pësoi lëndime të rënda, ndërsa media britanike raportoi se gruaja e pronarit të kopshtit zoologjik u hodh në kafazin e krokodilëve për ta shpëtuar fëmijën.

Djali u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Një burrë 30-vjeçar u arrestua dje dhe u lirua sot me kusht deri më 18 shtator, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

"Burri, i cili nuk e njihte viktimën, u konsiderua i papërshtatshëm për të dëshmuar", thuhej në deklaratën e policisë.

Johnsons of Old Hurst është një fermë familjare, kopshti zoologjik i së cilës strehon 100 kafshë, me një fokus të veçantë te krokodilët. Pas incidentit, ata njoftuan se kopshti zoologjik do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

"Mendimet dhe lutjet tona janë me djalin dhe familjen e tij", shkroi ferma në faqen e saj në Facebook.

ME TE LEXUARAT