Ngacmoi seksualisht dy vajza të reja në rrugë, arrestohet shqiptari në Itali
Një vajzë 20-vjeçare ka shkuar në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca, pasditen e 26 prillit, për të denoncuar një rast ngacmimi. Ajo ka shprehur se ndërsa ndodhej pranë stacionit të metrosë C "Due Leoni", një djalë i panjohur i ishte afruar dhe pasi e kishte sulmuar nga pas, e kishte prekur në pjesët intime.
Djali i panjohur më pas ishte larguar me vrap, falë reagimit të vajzës që bërtiti për të kërkuar ndihmë. Ajo tregoi gjithashtu përpara karabinierëve se e kishte njohur në agresorin e saj të njëjtin person që, mbrëmjen përpara se të bënte denoncimin, e kishte ndjekur pranë të njëjtit stacion të metrosë C, duke kryer akte të turpshme para saj.
Viktima e këtij rasti arriti të jepte edhe një përshkrim të makinës që dyshohej të ishte përdorur nga agresori. Mkina më pas u gjet e parkuar dhe e mbyllur me çelës në rrugën Partanna, pranë kryqëzimit me rrugën Valledolmo. Kur i dyshuari u kthye për të marrë makinën, policia bëri të mundur kapjen e tij në vend. Hetimet e mëvonshme zbuluan prova të rënda ndaj 24-vjeçarit me origjinë shqiptare, duke e lidhur atë edhe me një episod të dytë të dhunës seksuale.
Ngjarja daton më 4 prill dhe viktimë ishte një vajzë romane 23-vjeçare, e sulmuar në mënyrë të ngjashme me rastin e mëparshëm.