Kryeministri i ri Mark Carney i përgjigjet ashpër Trumpit: Kanadaja s`do të jetë kurrë pjesë e SHBA-së!

Bota

Kryeministri i ri Mark Carney i përgjigjet ashpër Trumpit: Kanadaja

Mark Carney dekalaroi sot se Kanadaja kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA në fjalimin e tij të parë si kryeministër i vendit.

Kryeministri i ri, i cili po përballet me një përplasje me Donald Trump për një luftë tregtare në përshkallëzim, thotë se ai pret respekt nga Amerika dhe i quan "të çmendura" komentet e fundit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për një shtet të 51-të.

Carney thotë se do të vizitojë Francën dhe Britaninë e Madhe në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit në këtë punë, duke shtuar se ai aktualisht nuk ka nuk ka plane të takohet me Trump, por pret me padurim të flasë me të.

I pyetur se kur mund të priten zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, kryeministri refuzon të thotë se kur do të thirren , duke bërë shaka se kanadezët mund të presin të votojnë para nëntorit.

Zgjedhjet duhet të mbahen para tetorit.

Duke folur pas fjalimit, kreu i opozitës Pierre Poilievre thotë se liberalët nuk meritojnë një mandat tjetër dhe kabineti i ri i Carney përbëhet nga të njëjtët njerëz që punuan nën Justin Trudeau.

ME TE LEXUARAT