Aksident në Thumanë-Laç, 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren!
Lajmifundit
/
14 Mars 2025, 19:37
Aktualitet

Një këmbësor ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Thumanë-Laç pasi është aksidentuar nga një automjet. Autor i kësaj ngjarje është 21-vjeçari me iniciale F.T , ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.
"Krujë/Informacion paraprak. Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.


