NASA do bëjë provën e parë për fluturimin historik me helikopterin Ingenuity në Mars

Bota

NASA do bëjë provën e parë për fluturimin historik me

NASA ka vendosur që për herë të parë në histori të provojë fluturimin e parë të motorizuar në një planet tjetër, me një fluturim provë të një helikopteri të vogël në Mars. Mëshet se helikopteri Ingenuity, i cili u ul në Planetin e Kuq së bashku me Perseverance Rover në 18 Shkurt, pritet të fluturojë për 40 sekonda në fluturimin e parë provë.

Është bërë me dije që ekipi që qëndron pas misionit për të kryer fluturimin e parë mekanik në një planet tjetër përballet me një numër sfidash, më e madhja është ngritja e helikopterit nga sipërfaqja në mjedisin marsian. Presioni atmosferik atje është shumë i ulët, rreth një përqind e presionit atmosferik në Tokë.

"Sfida e parë dhe kryesore është të bësh një automjet shumë të lehtë për tu ngritur në ajër dhe pastaj e dyta është të gjenerosh mjaftueshëm energji sa për të arrirë për t’i vënë në lëvizje të gjitha pjesët", thotë MiMi Aung, Menaxheri i Projektit .

"Kur vëllezërit Ëright fluturuan për herë të parë, ata nuk fluturuan me një aeroplan pasagjerësh të pajisur plotësisht, ata fluturuan me një aeroplan eksperimental për të treguar se është e mundur të bëhen fluturime me motor", thotë shefi i pilotit të Ingenuity Havard Grip.

NASA ka thënë se helikopteri në Mars mban një pjesë të aeroplanit të parë të vëllezërve Ëright, një pjesë e vogël pëlhure nga Ëright Flyer 1903.

 

ME TE LEXUARAT