“Mos ma prek trupin”, qytetarët në Holandë protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Bota

“Mos ma prek trupin”, qytetarët në Holandë

Vaksinimi i detyrueshëm ka shkaktuar protesta edhe në Holandë. Një ditë më parë, mbi 10 mijë qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër këtij vendimi. Në thirrjet e tyre, qytetarët u shprehën se nuk ndihen aspak të lirë nga ky detyrim.

“Së bashku për Holandën”, “Kjo nuk është e vërtetë”, “Mos ma prek trupin”, “Mjaft më” dhe “Nuk duam pasaportë COVID”, qytetarët synojnë që të bindin qeverinë që të ndryshojë vendim, ndërsa protesta nisi në Sheshin Dam në Amsterdam dhe marshuan deri në Stacionin Qendror Hekurudhor.

“Mos ma prek trupin”, qytetarët në Holandë

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në protest morën pjesë edhe anëtarët e ekstremit të djathtë, të cilët janë kundërshtarë të qeverisë. Mësohet se protesta ishte paqësore dhe përfundoi pa incidente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion