I grabitën “Audin Q7” në Lezhë- Milot, 21 vjeçari nga Kosova: Ishin persona me kallash

Aktualitet

I grabitën “Audin Q7” në Lezhë- Milot, 21

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e një makine mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirena të policisë kanë grabitur një qytetar nga Kosova duke i marrë automjetin “Audi Q7”.

Meriton Ahmetaj, 21 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve. Ai ka treguar se ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirenë policie i janë venë në ndjekje.

Drejtuesi i automjetit ka menduar se janë zyrtarë policor dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Ndërkohë që kur ka vënë re se automjeti po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.

Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilën udhëtonte qytetari nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa. Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë makinën, duke e kanosur atë.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorëzuar automjetin grabitësve. Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion