Shkeli rregullin e karantinës, 5 vite burg për 28-vjeçarin në Vietnam

Një 28-vjeçar në Vietnam është dënuar me 5 vite burg pasi shkeli rregullin e karantinës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i riu, Le Van Tri u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme.

Mësohet se 28-vjeçari udhëtoi përsëri në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh, dhe shkeli rregullat e karantinës 21-ditore dhe për pasojë infektoi tetë persona, ku njëri prej të cilëve vdiq.
Vietnami po përballet me një shpërthim të përkeqësuar të Covid-19 që ka infektuar më shumë se 536,000 njerëz dhe ka vrarë 13,385, shumica dërrmuese në muajt e fundit. Vietnami ka dënuar dy persona të tjerë me dy vjet burg me kusht për të njëjtat akuza.


