Fund tragjik, pas një muaji gjendet trupi i bashkëshortit të ministres italiane! Dyshime dhe mistere

Bota

Fund tragjik, pas një muaji gjendet trupi i bashkëshortit të

Trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane të Familjes, Eugenia Roccella, është gjetur në liqenin Vico, në Italinë qendrore, pas disa javësh kërkimesh intensive nga autoritetet.

Sipas autoriteteve italiane, Cavallari u lokalizua rreth një kilometër larg vendit ku ishte zhdukur pasditen e 27 qershorit dhe rreth 20 metra nga bregu i liqenit. Në vendngjarje pritej mbërritja e mjekut ligjor për kryerjen e procedurave përkatëse.

Pas konfirmimit të gjetjes së trupit, ministrja Eugenia Roccella reagoi me një deklaratë publike, ku shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që u angazhuan në operacionet e kërkimit.

“Sot shënon fundin e një periudhe pritjeje të dhimbshme. Dua të falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që kërkuan me humanizëm dhe përkushtim Luigin tim të dashur derisa u gjet”, tha ai.

Ministrja shprehu falënderime të veçanta për Rajonin e Viterbos, që koordinoi operacionet, si edhe për Departamentin e Zjarrfikësve, Policinë, Karabinierët, Policinë Financiare, autoritetet vendore dhe banorët e Roncigliones, të cilët, sipas saj, u bënë “një familje e madhe” për të dhe bashkëshortin e saj gjatë kësaj periudhe.

Ajo falënderoi gjithashtu të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto javë të vështira, duke theksuar se, edhe pse gjetja e bashkëshortit nuk e zbut dhimbjen e humbjes, i jep asaj, fëmijëve, familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën mundësinë për t'i dhënë lamtumirën e fundit ashtu siç e meriton.

 

ME TE LEXUARAT