Europa ‘përvëlohet’ nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

Austria po vjen pas një korriku jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë, me temperatura rekord të larta, thatësirë të përhapur dhe një deficit reshjesh deri në 90% në nivel lokal, sipas “GeoSphere”.
Kajsitë filluan të piqen pothuajse 20 ditë më herët se mesatarja e vërejtur gjatë periudhës 1961-1991, duke treguar ndikimin e ngrohjes globale në ciklin e bimësisë. Temperaturat rekord shkojnë deri në 41 gradë celcius.
“Ky mot është një katastrofë”, tha për AFP-në Nasser Dis, një pronar restoranti 60-vjeçar në Vjenë. “Askush nuk dëshiron të ulet në tryezë. Ata thjesht duan të mblidhen në shtëpi”, shtoi ai.
Austria përjetoi gjithashtu valën më të keqe të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor këtë verë, me temperatura rekord që tejkalonin rekordet e mëparshme me një mesatare prej 1.4°C.
Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu po rrisin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit.


