Ministri i Jashtëm iranian i përgjigjet Trump: Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë

Bota

Ministri i Jashtëm iranian i përgjigjet Trump: Ngushtica e Hormuzit

“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet që u përkasin armiqve të Iranit dhe aleatëve të tyre”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas mediave shtetërore iraniane, shkruan Sky News.

Araghchi u zotua të sulmojë objektet e kompanive amerikane në rajon nëse shënjestrohet infrastruktura e saj energjetike.

Araghchi shtoi se Irani do të veprojë me kujdes dhe do të shmangë synimin e zonave të populluara.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut do të jenë midis vendeve.

Trump theksoi se në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti Ngushtica e Hormuzit do të merret nën kontroll./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion