Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga droni rus që goditi Kievin

Bota

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi u përball mëngjesin e sotëm me një nga sulmet më brutala që prej nisjes së luftës me Rusinë. Disa raketa dhe dronë rusë u lëshuan drejt Kievit, duke shënjestruar ndërtesa civilësh apo zyrat e institucioneve ndërkombëtare.

Por gjatë këtij sulmi u përdor edhe një dron kamikaz rus i modelit “Geran-3”. Copëzat e dronit të gjetura në tokë kanë zbuluar disa detaje interesante.

Droni përdor motor reaktiv, që e ndihmon për të arritur shpejtësi tepër të madhe si dhe e ndihmon në zgjatjen e rezes së fluturimit. Por sipas fotografive të pakonfirmuara por që tashmë qarkullojnë në rrjetet sociale, motori reaktiv i dronit mund të jetë prodhuar në Republikën e Çekisë.

Motori reaktiv i dronit

Bëhet fjalë për motorin PBS TJ40-G2 që prodhohet në Çeki. Ngjashmëria në foto është e madhe, por vetë kompania çeke PBS Velká Bíteš ka reaguar duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Kompania thotë se bën biznes vetëm me Ukrainën dhe jo me vende të sanksionuara si Rusia. Megjithatë shpesh Rusia arrin të shmangë sanksionet duke përdorur vende të treta.

 

 

ME TE LEXUARAT