Me emrin papnor Leone XIV, drejtuesi i Vatikan përshëndet për herë të parë besimtarët: Paqja qoftë me ju!

Robert Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV, sapo ka zbritur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit. Duke iu drejtuar turmës brohoritëse në italisht, 69-vjeçari thotë: “Paqja qoftë me të gjithë ju!”
“Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju".
Robert Francis Prevost i cili u zgjodh rreth orës 18:08 të ditës së sotme si Papa i ri, ka përshëndetur besimtarët nga ballkoni i Lozhës së Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Emri i tij papnor do të jetë Leone XIV.
Ai është amerikani i parë i zgjedhur si Papë,. ndërsa konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit.
Ai pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.


