Mbyti gruan në sy të foshnjes, Babis shndërrohet në njeriun më të urryer në Greqi, mesazhet me...

Vrasja e 20-vjeçares britanike, Caroline nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos ka shokuar opinionin publik grek. Piloti 32-vjeçar pranoi një ditë më parë se kishte mbytur gruan e tij në sy të foshnjës, pasi policia arriti të zbardhë ngjarjen dhe identifikoi atë si autor.
Babis është për momentin njeriu më i urryer në Greqi. Kjo për faktin se 32-vjeçari inskenoi gjithçka që të mos zbulohej, ndërsa para hetuesve tha se në shtëpi kishin hyrë grabitës.
Kriminologia, neuropsikologja dhe psikoterapistja, Tessa Christodoulou duke folur për Protothema e përshkruan Babis si person të pamëshirshëm dhe egoist.
Ajo thotë se nuk kemi të bëjmë me një vrasje në gjaknxehtësi e sipër, por me një krim të paramenduar në një gjendje të qetë shpirtërore.
Mesazhet dhe aktrimi i tij
Është tronditëse që deri në momentin e fundit piloti i pamëshirshëm u përgjigjej mesazheve të ngushëllimit nga miqtë dhe të njohurit, ndërsa mbante maskën e viktimës dhe burrit të shkatërruar.
Duke shpjeguar qëndrimin hipokrit të autorit të krimit, kriminologia thekson se piloti vazhdimisht po përpiqej të mashtronte të gjithë për të shpëtuar veten.
Ajo i referohet një personaliteti abuziv, një autori të pamëshirshëm, i cili që nga fillimi dukej i distancuar nga ngjarjet.
Shenjat fillestare që treguan fajin
Siç thekson znj. Christodoulou, Babis Anagnostopoulos nuk dukej se kishte stres post-traumatik pas zhvillimeve dramatike, ai nuk kishte kontakte me sy me askënd, dukej se po tregonte një përvojë tjetër, duke u përpjekur ta mashtronte me qëllim që të shpëtojë vetë.
“Impulsiv, i pamëshirshëm dhe plotësisht egocentrik”
Kur vjen koha për pyetjen thelbësore se pse 32-vjeçari vrau gruan e tij, për të cilën shfaqte dashuri në rrjetet sociale dhe madje luajti teatër me nënën e saj, skenarët janë të shumtë.
Znj. Christodoulou deklaron, nga ana e saj, se burri e konsideronte gruan e tij si pronë të vetën. Ai e kishte izoluar atë nga familja e saj, kjo është arsyeja pse të afërmit e Caroline nuk dinin për problemet që ajo po haste në martesë, dhe përveç kësaj të tjerët , si manipulues, donte të vendoste gjithçka për të.
Egocentrizmi i tij i plotë nuk mund të pranonte që ajo do ta braktiste atë. Edhe fakti që ai vendosi foshnjën 11 muajshe mbi nënën e vdekur dëshmon se sa posesiv është piloti, i cili donte të vendoste deri në momentin e fundit për fatin e familjes së tij.
Sa i pamëshirshëm ishte ai, siç vëren znj. Christodoulou, mund të shihet nga vrasja e qenit. “Ai sakrifikoi gjithçka, ne po flasim për një personalitet absolutisht impulsiv, nuk ka pendim”, nënvizon gjithashtu kriminologja.
Në njërën prej tyre, në fakt, të botuar nga protothema.gr, ai përgjigjet: “faleminderit shumë”. Sjellja e tij lidhet me skenarin e mashtrimit ideuar prej tij për të shpëtuar veten.


