Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve, humb jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj

Bota

Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga

Një nënë humbi tragjikisht jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu shtëpinë e familjes në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve, në Angli, ndërsa në fund humbën jetën të tre.

Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën.

Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë.

Sipas mediave, babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të banjës. Ai u përpoq disa herë të futej sërish në shtëpi për të shpëtuar familjen, duke u përballur me flakë dhe tym të dendur, por u detyrua të tërhiqej nga fqinjët dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin përdhes. Përhapja e flakëve shkaktoi shembjen e çatisë, tavaneve dhe shkallëve, duke e bërë ndërtesën jashtëzakonisht të rrezikshme për ndërhyrje.

Zëvendësdrejtori i shërbimit zjarrfikës, tha se ekipet u përballën me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe punuan pa pushim për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar banorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion